Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” MIKPRET KONFERENCËN MË TË MADHE SHKENCORE TË VITIT ME PJESËMARRËS NGA MBI 21 SHTETE

Prej datës 10 korrik e deri më 13 korrik 2025, universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë është nikoqir i një prej ngjarjeve më madhore akademike të këtij viti – edicioni i radhës i “International Conferences, July 2025”, i cili po zhvillohet në ambientet e këtij institucioni me një pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare.

Në këtë konferencë marrin pjesë profesorë të njohur, studiues të afirmuar dhe kërkues shkencorë nga mbi 21 shtete të ndryshme të botës, përfshirë vende nga Europa, Azia dhe Amerika, duke e shndërruar Pejën dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në një qendër ndërkombëtare të dijes dhe shkëmbimit akademik.

Ky aktivitet dëshmon përkushtimin e universitetit “Haxhi Zeka” për të ndërtuar ura bashkëpunimi me institucione shkencore ndërkombëtare dhe për ta forcuar rolin e tij si promotor i kërkimit, dijes dhe inovacionit. Gjatë këtyre tre ditëve, në kuadër të konferencës do të prezantohen dhjetëra punime shkencore në fusha të ndryshme të ekonomisë, drejtësisë, teknologjisë, edukimit dhe shkencave sociale, duke hapur diskutime të rëndësishme për sfidat dhe mundësitë e zhvillimeve të sotme në këto fusha.

Në fjalën hapëse, rektori i universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Armand Krasniqi, theksoi rëndësinë e këtyre konferencave për avancimin e misionit të dytë dhe të tretë universitar – kërkimit shkencor dhe kontributit në shoqëri – dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e huaj dhe vendorë që me praninë e tyre e bëjnë këtë konferencë një moment kulmor në jetën akademike të institucionit.

Organizimi i konferencës ndërkombëtare është bërë i mundur përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë institucione akademike, institute kërkimore dhe organizata të shoqërisë civile. Ky bashkëpunim shumëpalësh reflekton besimin në potencialin shkencor dhe organizativ të universitetit “Haxhi Zeka” dhe përforcon ambicien e tij për të qenë pjesë e rrjeteve akademike me ndikim në rajon dhe më gjerë.

Me këtë konferencë, Universiteti “Haxhi Zeka” jo vetëm që afirmon pozicionin e tij në hartën akademike ndërkombëtare, por gjithashtu dëshmon kapacitetet e tij për të qenë një faktor aktiv dhe i besueshëm në zhvillimin e dijes dhe kërkimit shkencor në Kosovë dhe përtej saj.

HAXHI ZEKA UNIVERSITY HOSTS THE LARGEST SCIENTIFIC CONFERENCE OF THE YEAR WITH PARTICIPANTS FROM OVER 21 COUNTRIES

From July 10 to July 13, 2025, university “Haxhi Zeka” in Peja is proudly hosting one of the most significant academic events of the year – the latest edition of the International Conferences, July 2025. Held on the university campus, this major event is attracting a wide range of international participants.

The conference brings together renowned professors, established researchers, and scholars from more than 21 different countries across Europe, Asia, and USA, turning both Peja and university “Haxhi Zeka” into an international center of knowledge exchange and academic collaboration.              

This event reflects the university’s commitment to building bridges of cooperation with global scientific institutions and to strengthening its role as a promoter of research, knowledge, and innovation. Over the course of three days, dozens of scientific papers will be presented, covering a range of disciplines including economics, law, technology, education, and the social sciences. The conference aims to generate insightful discussions around the challenges and opportunities in these fields today.

In his opening remarks, the Rector of university “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Armand Krasniqi, emphasized the importance of such conferences in advancing the university’s second and third missions — scientific research and societal engagement — and expressed sincere gratitude to all local and international participants whose presence marks this conference as a highlight of the university’s academic life.

The organization of this international conference has been made possible through close cooperation with local and international partners, including academic institutions, research institutes, and civil society organizations. This broad collaboration reflects the confidence placed in “Haxhi Zeka” university’s scientific and organizational capacities and reinforces its ambition to be an active member of influential academic networks in the region and beyond.

Through this conference, the university “Haxhi Zeka” not only strengthens its position on the international academic map but also demonstrates its capacity to be a credible and dynamic contributor to the advancement of knowledge and scientific research in Kosovo and beyond.

Idi na vrh