Në një atmosferë të mbushur me energji pozitive, respekt dhe frymë sportive, u zhvillua turniri i futbollit ndërmjet dhe. ⚽🤝
Ky aktivitet sportiv mblodhi studentë, përfaqësues të parlamenteve studentore dhe tifozë të shumtë, duke krijuar një atmosferë fantastike fair-play dhe bashkëpunimi ndëruniversitar.
Turniri kishte për qëllim promovimin e sportit universitar, fuqizimin e lidhjeve mes studentëve dhe nxitjen e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet universiteteve në Kosovë.
Pas një gare dinamike dhe mjaft interesante, ekipa fituese e këtij turneu u shpall Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë. 🏆
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, organizatorët dhe tifozët për kontributin dhe atmosferën e jashtëzakonshme që e bënë këtë aktivitet një përvojë të paharrueshme.





