Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

FERD dhe UHZ organizojnë punëtori me komunat e rajonit

Fard I Universiteti “Haxhi Zeka” (UHZ) do të organizojnë më 28 gusht 2026, në Sallën e Senatit të UHZ-së në Pejë, një punëtori të përbashkët me përfaqësues të komunave partnere dhe aktorë të tjerë relevantë të rajonit.

Me temën “Nga partneriteti te bashkëkrijimi: Rajoni si partner në profilizimin e Universitetit ‘Haxhi Zeka’”, punëtoria do të fokusohet në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet FERD-it, UHZ-së, komunave dhe partnerëve rajonalë, si dhe në identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të rajonit.

Gjatë punëtorisë do të diskutohen sfidat dhe potencialet zhvillimore të komunave, profilet dhe shkathtësitë e kërkuara nga tregu i punës, roli i UHZ-së në kërkimin dhe zhvillimin rajonal, fuqizimi i praktikës profesionale dhe format e reja të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në fokus do të jetë gjithashtu zhvillimi i mëtejshëm i FERD-it dhe përgatitja e Konferencës IV të FERD-it, si dhe prezantimi dhe konsultimi mbi Draftin e Planit Strategjik të UHZ-së me komunat dhe partnerët pjesëmarrës.

Punëtoria synon që diskutimet të përkthehen në propozime dhe hapa konkretë bashkëpunimi, duke e vendosur rajonin në një rol aktiv në profilizimin dhe zhvillimin e Universitetit “Haxhi Zeka”.

Agjenda e punëtorisë:

Idi na vrh