Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

Ambassador of Hungary H.E. László Dux Delivers Guest Lecture on EU EnlargementPolicy at UNISUM 2026

The International Summer University – UNISUM 2026, organized by the University “Haxhi
Zeka”, had the honor of welcoming his excellency, Dr. László István Dux, Ambassador of
Hungary to Kosovo, as a distinguished guest speaker.
Ambassador Dux delivered an inspiring lecture on the topic “EU Enlargement Policy”,
addressing one of the most important strategic issues for the future of Europe and the Western
Balkans.
The lecture was attended by international professors, students participating in UNISUM 2026,
and professors from the University “Haxhi Zeka”, creating an engaging environment for
academic dialogue and the exchange of perspectives.
During his presentation, Ambassador Dux discussed the European Union’s enlargement
process, emphasizing its significance for regional stability, democratic development, economic
cooperation, and the European integration of the Western Balkan countries. He also shared
valuable insights into the challenges and opportunities facing candidate countries and
highlighted the importance of continued reforms, regional cooperation, and commitment to
European values.
Following the lecture, participants engaged in a lively discussion with Ambassador Dux, asking
questions on the future of EU enlargement, current geopolitical developments, and the role of
higher education and international cooperation in strengthening European integration.
The University “Haxhi Zeka” extends its sincere appreciation to his excellency Dr. László István
Dux for his valuable contribution to UNISUM 2026. His participation further enriched the
academic programme of the International Summer University and provided participants with a
unique opportunity to engage directly with a distinguished diplomat on issues of regional and
European importance.

Ambasadori i Hungarisë, Sh.T. Dr. László István Dux, mbajti ligjëratë mbi Politikën e Zgjerimit
të BE-së në UNISUM 2026

Universiteti Ndërkombëtar Veror – UNISUM 2026, i organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka”,
pati nderin të mirëpresë Shkëlqesinë e Tij, Dr. László István Dux, Ambasador i Hungarisë në
Republikën e Kosovës, si ligjërues të ftuar.
Ambasadori Dux mbajti një ligjëratë frymëzuese me temën “Politika e Zgjerimit të Bashkimit
Evropian”, duke trajtuar një nga çështjet më të rëndësishme strategjike për të ardhmen e Evropës
dhe të Ballkanit Perëndimor.
Ligjërata u ndoq nga profesorë ndërkombëtarë, studentë pjesëmarrës në UNISUM 2026, si dhe
profesorë të Universitetit “Haxhi Zeka”, duke krijuar një mjedis të pasur për dialog akademik dhe
shkëmbim të ideve.
Gjatë prezantimit të tij, Ambasadori Dux foli për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian,
duke theksuar rëndësinë e tij për stabilitetin rajonal, zhvillimin demokratik, bashkëpunimin
ekonomik dhe integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai ndau gjithashtu
pikëpamje të vlefshme mbi sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen vendet kandidate, duke
nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të reformave, bashkëpunimit rajonal dhe përkushtimit ndaj
vlerave evropiane.
Pas ligjëratës, pjesëmarrësit u angazhuan në një diskutim interaktiv me Ambasadorin Dux, duke
parashtruar pyetje mbi të ardhmen e politikës së zgjerimit të BE-së, zhvillimet aktuale
gjeopolitike, si dhe rolin e arsimit të lartë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në forcimin e
integrimit evropian.
Universiteti “Haxhi Zeka” shpreh mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj Shkëlqesisë së Tij, Dr. László
István Dux, për kontributin e çmuar në kuadër të UNISUM 2026. Pjesëmarrja e tij pasuroi
programin akademik të Universitetit Ndërkombëtar Veror dhe u ofroi pjesëmarrësve një mundësi
të veçantë për të bashkëbiseduar drejtpërdrejt me një diplomat të shquar mbi çështje me rëndësi
rajonale dhe evropiane.

Idi na vrh