I/E nderuar student/e,
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në Ceremoninë Solemne të Diplomimit për vitin akademik 2025/2026, e cila organizohet në nder të studentëve që përfundojnë studimet në nivel Bachelor I Master në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.
📅 Data: 11 qershor 2026
🕖 Ora: 19:00
📍 Vendi: Qendra e qytetit të Pejës
Të drejtën e kanë: Të gjithë studentët të cilët janë në vitin e fundit të studimeve
Pjesëmarrja juaj në këtë ceremoni është e një rëndësie të veçantë për ne dhe për komunitetin tonë universitar.
Konfirmimi duhet t’i përmbajë këto shënime: emri dhe mbiemri, fakulteti, programi dhe niveli i studimeve.
📩 Ju lutemi që konfirmimin tuaj ta dërgoni deri më datë 5 qershor 2026 në emailin:
[email protected]
(Drejtoreshë për Çështje Studentore)
