Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

DELEGACIONI I UHZ-SË PO MERR PJESË NË FORUMIN E 11-TË TË REKTORËVE TË EVROPËS JUGLINDORE DHE BALLKANIT PERËNDIMOR NË LUBJANË

Universiteti “Haxhi Zeka” po përfaqësohet në nivelet më të lartadrejtuese në Forumin e 11-të të Rektorëve të Evropës Juglindoredhe Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në ambientet e Universitetit të Lubjanës.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për arsimin e lartë në rajon, po marrin pjesë Rektori i UHZ-së, Prof. Dr. Armand Krasniqi, sëbashku me Prorektoren për Mësim, Cështje Studentore dheKërkime Shkencore, Prof. Asoc. Dr. Alma Shehu Lokaj dheProrektorja për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof. Asoc. Dr. Vjosa Hajdari.

Tema qendrore e këtij edicioni është “Forcimi i sinergjisë midis universitetit dhe biznesit në Ballkanin Perëndimor”. Gjatë dy ditëve të forumit, delegacioni i UHZ-së do të jetë pjesë e diskutimeve mbi:

Modelet e bashkëpunimit: Planifikimi i kurrikulave sipasnevojave të tregut të punës

Inovacionin dhe Transferimin e Teknologjisë: Si mund tëshërbejnë universitetet si katalizatorë për zhvilliminekonomik përmes zyrave të transferimit të njohurive.

Përfshirjen e ekspertëve të industrisë: Praktikat më të mira të përfshirjes së profesionistëve nga sektori privat nëmësimdhënie dhe trajnime praktike për studentët.

Programi i forumit përfshin tryeza të rrumbullakëta me liderë akademikë nga rrjeti EUTOPIA, përfshirë përfaqësues nga Vrije Universiteit Brussel dhe Universiteti Ca’ Foscari i Venedikut, për të diskutuar integrimin e studentëve në mjedise organizative dhe krijimine bizneseve të reja (spin-offs).

Pjesëmarrja po shërben gjithashtu si mundësi për intensifikimin e kontakteve me partnerë akademikë rajonalë, përfshirë edhe Universitetin e Rijekës në Kroaci. Takimi vazhdoi edhe në këtë forum me zëvendësrektorin e këtij universiteti, Prof. Dr. Goran Vukelić, ku vazhduan diskutimet mbi mundësitë e bashkëpunimit ndëruniversitar në fushën e kërkimit shkencor, mobilitetit akademik dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e UHZ-së në këtë forum jo vetëm që forcon marrëdhëniet akademike, por shërben si platformë për të përshpejtuar ndërkombëtarizimin e universitetit tonë. Ky angazhim është në linjë të plotë me misionin e UHZ-së për të bashkëpunuar me bizneset, për të rritur punën praktike të studentëve dhe për të prodhuar kuadro konkurruese në ekonominë globale të dijes.

Universiteti Haxhi Zeka
#IndustryAcademiaLinkage
#internationalization

Idi na vrh