Me kënaqësi të veçantë njoftojmë lansimin e platformës zyrtare të studentëve të Universitetit “Haxhi Zeka” (UHZ), e cila tashmë është e integruar si një seksion i veçantë brenda faqes zyrtare universitare unhz.eu.
Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në digjitalizimin dhe fuqizimin e zërit studentor brenda universitetit, duke krijuar një hapësirë të dedikuar për informim, bashkëpunim dhe angazhim të vazhdueshëm të studentëve nga të gjitha fakultetet.
Projekti është udhëhequr nga Enis Gjocaj, kryetari i studentëve në Këshillin e Fakultetit të Biznesit, i cili ka organizuar dhe koordinuar studentët, si dhe ka mundësuar hapësirat dhe mbështetjen teknologjike të nevojshme për realizimin e tij.
Platforma është zhvilluar nga studentët e Këshillit të Fakultetit të Biznesit, të cilët me përkushtim dhe bashkëpunim të ngushtë ndërmjet tyre dhe studentëve të tjerë, kanë arritur ta finalizojnë me sukses këtë projekt të rëndësishëm. Në veçanti kontribuuesit kryesorë janë:
Ujvesa Krasniqi
Fatbardha Lajqi
Jusra Goga
Ky projekt përfaqëson një shembull të qartë të bashkëpunimit studentor dhe angazhimit aktiv në zhvillimin institucional, duke dëshmuar potencialin dhe aftësitë e studentëve të UHZ-së.
Platforma do të vazhdojë të zhvillohet dhe përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme, duke ofruar mundësi që të gjithë studentët nga të gjitha fakultetet të kontribuojnë me idetë, njohuritë dhe talentet e tyre, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës studentore.
Platforma zyrtare: https://student.unhz.eu/
