Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Ligjërata të Doktorantëve nga Maqedonia e Veriut në Fakultetin Juridik të UHZ-së – Bashkëpunim Akademik për Shkëmbim Njohurish dhe Eksperiencash

Studentët e doktoratës nga Universiteti Shtetëror i Maqedonisë së Veriut prezentuan ligjëratat e tyre në fakultetin Juridik të UHZ-së.Në Fakultetin Juridik të Universitetit ” Haxhi Zeka” në Pejë, nga data 7 prill 2025, kanë filluar të mbahen ligjërata të veçanta nga studentët e doktoratës të Universitetit Shtetëror të Republikes së Maqedonisë së Veriut. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit akademik ndëruniversitar dhe synon të nxisë shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe rezultateve të hulumtimeve shkencore.

Gjatë këtyre ligjëratave, studentët e doktoratës po prezentojnë temat dhe punimet e tyre kërkimore para studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit Juridik, duke krijuar një ambient të frytshëm diskutimi dhe bashkëpunimi shkencor.

Në ditën e parë të këtij aktiviteti, pjesëmarrësit u pritën nga menaxhmenti i Fakukulteti Juridik të UHZ-së. Me këtë rast dekani i Fakultetit Prof.Dr. Avdullah Robaj, i përshëndeti të pranishmit, duke u uruar mirëseardhje dhe duke theksuar rëndësinë e këtyre vizitave dhe ligjëratave për pasurimin e përvojës akademike të studentëve të dy universiteteve.Ai gjithashtu vlerësoi iniciativën si një shembull të mirë të bashkëpunimit rajonal në fushën e arsimit të lartë dhe hulumtimit shkencor. Ky aktivitet do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe pritet të sjellë përfitime të shumta për studentët dhe për vetë institucionet pjesëmarrëse.

Leave a comment