Sot, Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” pati kënaqësinë të mirëpresë një delegacion profesorësh dhe studentësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Prof. Brian Trainer, ES, M.A., MDiv, DMin, Zëvendëspresident për Çështje Akademike dhe Dekan i Studimeve Ndërkulturore – SHBA.
Delegacioni u prit nga Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. asoc. dr. Petrit Nimani, me të cilin u zhvilluan diskutime konstruktive lidhur me avancimin e bashkëpunimit akademik dhe institucional ndërmjet dy institucioneve.
Gjatë takimit, mysafirët u njohën nga afër me zhvillimin dhe ecurinë e Fakultetit Juridik, reformat programore, aktivitetet akademike, si dhe arritjet e Universitetit “Haxhi Zeka” në drejtim të ngritjes së cilësisë, standardeve akademike dhe ndërkombëtarizimit.
Delegacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësoi lart punën dhe progresin e Fakultetit Juridik dhe të Universitetit “Haxhi Zeka”, duke shprehur kënaqësinë për nivelin e zhvillimit institucional dhe përkushtimin e vazhdueshëm në avancimin e cilësisë akademike.
Në kuadër të takimit, palët u dakorduan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus të veçantë në shkëmbimet akademike, projektet e përbashkëta kërkimore, si dhe krijimin e mundësive që studentët të realizojnë vizita studimore dhe programe akademike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


