Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

FOL në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë organizon panelin tematik:“FOL Hapur – Avancimi i Qasjes në Drejtësi: Rëndësia dhe Sfidat”

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Ngritja e Vetëdijes dhe Besimit të Qytetarëve në Institucionet e Drejtësisë”, i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Data: 9 Dhjetor 2025

Ora: 10:00

Vendi: Amfiteatri 1

Qëllimi i panelit është të krijojë një hapësirë diskutimi për studentët dhe profesionistët e drejtësisë mbi qasjen në drejtësi dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët. Gjatë aktivitetit, FOL do të prezantojë udhëzuesin praktik për qytetarët, ndërsa gjyqtarë dhe prokurorë nga Peja do të ndajnë përvojat dhe perspektivat e tyre profesionale.

Ftojmë të gjithë studentët që të marrin pjesë dhe të përfitojnë nga diskutimet dhe ligjëratat e panelistëve, duke zgjeruar njohuritë e tyre praktike dhe duke u angazhuar në dialog të drejtpërdrejtë me ekspertët e drejtësisë.

Mirëpresim pjesëmarrjen aktive të studentëve në këtë aktivitet me vlerë.

Leave a comment