Preskoči na sadržaj Skip to sidebar Preskoči na podnožje

Njoftim për studentët e Fakultetit të Biznesit

Të dashur studentë,

Ju njoftojmë se të martën, më datë 14 tetor, duke filluar nga ora 11:45, në sallën B2 të Fakultetit të Biznesit, do të mbahet një sesion informues nga ProCredit Bank.

Gjatë këtij aktiviteti, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të:

  • informohen më gjerësisht rreth ProCredit Bank dhe pakos së re studentore;
  • marrin informacion për mundësitë e mbajtjes së punës praktike në bankë;
  • njihen me programet e punësimit dhe zhvillimit profesional që ofron banka.

Ky është një rast i shkëlqyer për të mësuar më shumë rreth karrierës bankare dhe mundësive që ofrohen për studentët.

Ju mirëpresim!