Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Universiteti “Haxhi Zeka” pjesë e projektit ndërkombëtar METATECH 4.0

Përfaqësuesit e Universitetit Haxhi Zeka gjatë vizitës në kompanitë e metalo-përpunimit në kuadër të projektit MetaTech 4.0

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë është pjesë e projektit ndërkombëtar METATECH 4.0, i cili synon zhvillimin e kapaciteteve në fushën e teknologjive moderne metalike dhe trajnimeve profesionale (VET) në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.

Në kuadër të këtij projekti, është zhvilluar dhe përmirësuar platforma E-learning e METATECH 4.0, e cila shërben për trajnimin dhe zhvillimin e njohurive të ekspertëve, edukatorëve profesionalë dhe profesionistëve të sektorit të metalurgjisë dhe teknologjisë.

🔗 Platformën mund ta vizitoni në:
👉 http://metatech40learning.com/

Universiteti “Haxhi Zeka” fton stafin akademik, studentët dhe publikun e gjerë të eksplorojnë këtë platformë dhe të ndjekin faqet zyrtare të projektit në rrjetet sociale për të qëndruar të informuar me aktivitetet dhe rezultatet e tij:

📘 Facebook: METATECH 4.0
🐦 X (Twitter): @metatech4_0
📸 Instagram: metatech4.0

Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe realizohet në bashkëpunim me partnerë nga Polonia, Gjermania dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Go to Top