Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

UHZ wishes you a Happy New Year

Në natën e ndërrimit të moteve, Universiteti “Haxhi Zeka” ju drejton një urim të përzemërt dhe të sinqertë për Vitin e Ri, duke shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kanë qenë dhe mbeten pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët: studentët tanë, ish-studentët – alumnin, personelin akademik dhe administrativ, partnerët vendor e ndërkombëtar si dhe qytetarët që gjithmonë kanë besuar në vizionin, misionin dhe zhvillimin e universitetit tonë.

Thelbi identitar i Universitetit “Haxhi Zeka” ndërtohet mbi një parim themelor dhe të panegociueshëm: studenti është në shpirt, në zemër dhe në qendër të universitetit. Çdo politikë institucionale, çdo reformë, çdo investim dhe çdo vendimmarrje strategjike buron nga ky orientim thelbësor, duke e vendosur studentin jo vetëm si përfitues të shërbimeve akademike, por si arsye ekzistence dhe partner aktiv në zhvillimin e universitetit dhe të shoqërisë.

Studentëve tanë u urojmë shëndet, dije, guxim dhe suksese të reja akademike e profesionale; alumnëve tanë, të cilët janë ambasadorët më të mirë të Universitetit “Haxhi Zeka”, u shprehim respekt dhe mirënjohje për kontributin dhe lidhjen e vazhdueshme me universitetin; ndërsa partnereve, qytetarëve dhe komunitetit më të gjerë u falënderohemi për besimin e palëkundur dhe për mbështetjen që i kanë dhënë rrugës së zhvillimit dhe prosperitetit të UHZ-së.

Le të jetë Viti i Ri një vit shprese, bashkëpunimi dhe arritjesh të reja, një vit në të cilin Universiteti “Haxhi Zeka” do të vazhdojë të rritet, të forcohet dhe të shërbejë si institucion publik në shërbim të studentit, dijes dhe zhvillimit shoqëror.

Gëzuar Vitin e Ri!

Me respekt dhe urimet më të mira,
Prof. Dr. Armand Krasniqi
Rector
"Haxhi Zeka" University“

Go to Top