Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

U mbajt takimi i radhës në kuadër të hartimit të Planit Strategjik

Në kuadër të procesit të hartimit dhe zhvillimit të Planit Strategjik institucional, u mbajt takimi i radhës i grupit punues, gjatë të cilit u diskutuan dhe u trajtuan dy objektiva të rëndësishëm strategjikë: Objektivi Strategjik 7 – Ekosistemi i Integruar dhe Objektivi Strategjik 8 – Infrastruktura.

Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e ndërtimit të një ekosistemi të integruar institucional, i cili synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet njësive akademike dhe administrative, si dhe të nxisë partneritete të qëndrueshme me institucionet dhe aktorët relevantë në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Po ashtu, pjesëmarrësit trajtuan çështje që lidhen me zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës universitare, duke theksuar nevojën për përmirësimin e hapësirave akademike dhe kërkimore, si dhe avancimin e infrastrukturës digjitale në funksion të përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve për studentët.

Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe diskutimi konstruktiv, duke kontribuar në përcaktimin e prioriteteve dhe veprimeve konkrete për avancimin e mëtejmë të Planit Strategjik të institucionit.

Go to Top