“Siguria Juridike dhe Mbrojtja e Pronësisë si Faktorë të Zhvillimit Ekonomik”
Data: 14 Maj 2026
Ora: 10:00
Vendi: Fakulteti Juridik, Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë
Ky aktivitet organizohet me qëllim krijimin e një platforme profesionale për diskutim dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve të drejtësisë
, sektorit privat dhe të biznesit
, organizatave joqeveritare (OJQ)
, Qendrës për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut
, si dhe studentëve dhe të diplomuarve (Alumni)
.
Përmes kësaj tryeze synohet fuqizimi i dialogut ndërsektorial, shkëmbimi i përvojave profesionale dhe identifikimi i rekomandimeve konkrete për përmirësimin e sigurisë juridike, mbrojtjes së pronësisë, zhvillimit ekonomik dhe mjedisit afarist 
.
Temat kryesore të diskutimit:
Siguria juridike dhe mbrojtja e pronësisë 
Pronësia intelektuale dhe sfidat e piraterisë 
Sundimi i ligjit dhe zhvillimi i biznesit 
Efikasiteti i gjyqësorit në mbrojtjen e investimeve 
Roli i institucioneve dhe sektorit privat në përmirësimin e mjedisit afarist 
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje janë të lutur të konfirmojnë pjesëmarrjen dhe të dërgojnë temën e diskutimit në: [email protected]
Ardhja juaj na nderon. Ju mirëpresim! 
