Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

REKTORI I UNIVERSITETIT “HAXHI ZEKA” VIZITON UNIVERSITETIN MEDITERRAN NË MAL TË ZI

Në kuadër të vizitave zyrtare në Mal të Zi dhe në Shqipëri, rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, prof. dr. Armand Krasniqi, realizoi një takim pune në Universitetin Mediterran në Podgoricë, Mal i Zi ku u prit nga rektori i këtij institucioni prof.dr. Sava Marković.

Gjatë takimit me drejtuesit e këtij institucioni, u shkëmbyen ide dhe përvoja lidhur me zhvillimin e programeve të studimeve profesionale, si dhe me krijimin dhe fuqizimin e inkubatorëve të biznesit, të cilët konsiderohen mekanizma thelbësorë për nxitjen e inovacionit dhe përkrahjen e ndërmarrësisë tek studentët. Palët u dakorduan që të forcojnë bashkëpunimin edhe drejt zhvillimit të aktiviteteve kërkimore në fusha me interes të ndërsjellë.

Kjo vizitë u pa si mundësi e vlefshme për forcimin e lidhjeve ndërmjet dy universiteteve, me synim krijimin e hapësirave të reja bashkëpunimi dhe ofrimin e më shumë mundësive për studentët dhe personelin akademik.

Go to Top