Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Universiteti “Haxhi Zeka” pjesë e procesit të pas-akreditimit institucional

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ishte pjesë e procesit të pas-akreditimit institucional, një proces me rëndësi të veçantë për vlerësimin e cilësisë, zhvillimit institucional, si dhe përmbushjes dhe implementimit të rekomandimeve të dala nga proceset e mëparshme të akreditimit.

Procesi u zhvillua më 26 maj 2026 dhe u udhëhoq nga ekspertja ndërkombëtare Prof. Joke Denekens, ndërsa u koordinua nga përfaqësueset e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, znj.Elza Merovci dhe znj.Fjolla Ajeti.

Në kuadër të agjendës së vizitës, u realizuan takime me menaxhmentin e universitetit, bartësit e njësive akademike, stafin akademik, Zyrën për Sigurimin e Cilësisë, administratën, studentët dhe alumnit. Gjatë këtyre takimeve u diskutua për zhvillimin institucional, proceset akademike, mekanizmat e sigurimit të cilësisë, si dhe për përkushtimin e universitetit ndaj avancimit të vazhdueshëm institucional dhe akademik.

Ky proces pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të Universitetit “Haxhi Zeka” për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë, forcimin e standardeve akademike dhe institucionale, si dhe për zhvillimin e një kulture të qëndrueshme të cilësisë dhe llogaridhënies institucionale.

Go to Top