Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë njofton të gjithë studentët se Senati i Universitetit, në mbledhjen e mbajtur më 20 korrik 2026, ka miratuar Vendimin për kushtet dhe vazhdimin e kohëzgjatjes së afatit për përfundimin e studimeve për studentët e nivelit Bachelor AND Master, të cilët kanë kaluar periudhën e lejuar të kohëzgjatjes së rregullt të studimeve.
Sipas këtij vendimi, studentëve që plotësojnë kushtet e përcaktuara u lejohet vazhdimi i afatit për përfundimin e studimeve deri më 30 shtator 2027.
Vendimi përfshin kategori të veçanta të studentëve të programeve Bachelor (3-vjeçare dhe 4-vjeçare) dhe Master (1-vjeçar dhe 2-vjeçare), sipas kritereve të përcaktuara nga Senati i Universitetit.
📄 Vendimi i plotë është i bashkangjitur këtij njoftimi.
