Të nderuar studentë, ky është një njoftim për të gjithë studentët e fakultetit juridik.
Ju njoftojmë se më 23 Tetor 2025, në ora 11:00, në Fakultetin Juridik – Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë, do të mbahet një takim informues me Gjykatën Speciale.
- Organizuar nga: Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS)
- Në bashkëpunim me: Zyrën për Zhvillim të Karrierës dhe Fakultetin Juridik të UHZ-së
Qëllimi i takimit:
- Prezantimi i strukturës, kompetencave dhe funksionimit të Gjykatës Speciale për Kosovën;
- Informimi i studentëve mbi rastet dhe praktikat ligjore pranë kësaj gjykate;
- Diskutim i hapur dhe pyetje interaktive me përfaqësues të gjykatës.
Ky takim synon t’u ofrojë studentëve njohuri praktike për të ardhmen e tyre profesionale në fushën e drejtësisë.
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë studentët e Fakultetit Juridik.
