Të nderuar studentë të studimeve bachelor AND master,
Regjistrimi i semestrit dimëror do të bëhet nga data 06.10.2025 deri më 10.10.2025.
- Të gjithë studentët brenda këtij afati duhet të bëjnë paraprakisht regjistrimin e lëndëve në SMU.
- Regjistrimi i semestrave bëhet në zyrat për çështje studentore në fakultetin përkatës.
- Studentët e vitit të parë (regjistruar për vitin akademik 2025-2026) duhet të regjistrojnë vetëm lëndët në SMU.
Për regjistrimin e lëndëve mund të përdorni SMU-në duke hyrë në këtë link: https://smu.unhz.eu/ dhe duke bërë login me kredencialet tuaja (numër personal).
Në rast të ndonjë problemi teknik për regjistrimin e lëndëve ose për hyrjen në SMU, ju lutem kontaktoni zyrat e IT-së në fakultetin përkatës.
