Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Njoftim për paraqitjen e provimeve – Afati i Prillit 2026

Dear Students,

Senati i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ka marrë vendim për lejimin e organizimit të afatit të prillit, si afat plotësues për organizimin e provimeve për studentët e niveleve bachelor dhe master, të regjistruar në vitin akademik 2025/26.

Në afatin plotësues të prillit, studentët kanë të drejtë të paraqesin provime pa kufizim në numër, duke respektuar kërkesat e syllabusit dhe të planit mësimor (paraqiten provimet vetëm për lëndët në të cilat studentët i kanë ndjekur ligjëratat në semestrin paraprak), përfshirë edhe provimin përfundimtar ose të diplomës.

Afati për paraqitjen e provimeve do të jetë i hapur nga 1.4.2026 deri më 10.4.2026.

Exam submission do të kryhet në mënyrë elektronike (përmes Google Form), pa pasur nevojë për dorëzimin fizik të dokumentacionit në njësi akademike, përmes linkut të mëposhtëm:

Paraqit provimet në formë elektronike

Organizimi i mbajtjes së provimeve do të bëhet sipas orarit të publikuar nga njësia akademike.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, njoftoheni se Universiteti “Haxhi Zeka”, është në proces të zhvillimit dhe të implementimit të platformës digjitale për ofrimin e shërbimeve të integruara studentore, akademike dhe administrative.

Për çdo paqartësi ju mund të shkruani në email [email protected]

Suksese në angazhimet tuaja akademike!

Go to Top