Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Universiteti ‘Haxhi Zeka’ përkujton 11 Shtatorin: Dhimbjen e kthejmë në përkushtim për liri dhe të drejtat e njeriut

Sot, më 11 shtator, me dhimbje të thellë kujtojmë sulmin e rëndë terrorist kundër Kullave Binjake në Nju Jork më 2001, një akt i ulët që tronditi botën dhe la plagë të pashlyeshme në ndërgjegjen njerëzore. Në këtë ditë, Universiteti “Haxhi Zeka” bashkohet me nderimin e viktimave dhe me solidaritetin ndaj familjeve, popullit amerikan dhe mbarë botës që e përjetoi atë moment tragjik.

Ne e dënojmë pa mëdyshje jo vetëm këtë akt, por edhe çdo akt tjetër që synon të shuajë jetën njerëzore, të minojë lirinë dhe të privojë njerëzimin nga e drejta për paqe e siguri. Si institucion akademik, jemi të bindur se e vetmja rrugë për një botë më të mirë është edukimi, dijenia dhe respekti i ndërsjellë.

Universiteti ynë mbetet i përkushtuar që dhimbjet e tilla të mos mbeten vetëm kujtime të hidhura, por të shndërrohen në angazhim për të rritur përpjekjet tona në edukimin e gjeneratave të reja për vlera humane, për dinjitetin e njeriut dhe për shoqëri të ndërtuara mbi respektin e lirive themelore.

Mesazhi ynë për studentët dhe brezat që vijnë është i qartë: aktet e dhunës dhe urrejtjes nuk duhet të përsëriten kurrë; ne duhet të ndërtojmë një botë ku paqja, liria dhe të drejtat e njeriut janë themeli i jetës sonë të përbashkët.

Haxhi Zeka University Commemorates September 11: Turning Pain into Commitment for Freedom and Human Rights

Today, September 11, we solemnly remember the horrific terrorist attack against the Twin Towers in New York in 2001—an ignoble act that shocked the world and left indelible scars on the human conscience. On this day, Haxhi Zeka University joins in honoring the victims and expresses solidarity with their families, with the American people, and with the entire world that endured this tragic moment.

We unequivocally condemn not only this act but also every act that seeks to extinguish human life, undermine freedom, and deprive humanity of its right to peace and security. As an academic institution, we firmly believe that the only path to a better world is through education, knowledge, and mutual respect.

Our University remains committed to ensuring that such painful events do not remain merely bitter memories, but are transformed into dedication—intensifying our efforts to educate future generations on human values, human dignity, and the building of societies founded upon respect for fundamental freedoms.

Our message to students and to generations to come is clear: acts of violence and hatred must never be repeated; we must work together to build a world where peace, freedom, and human rights form the very foundation of our shared life.

Go to Top