Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

KOSTITUIMI I KËSHILLIT DREJTUES DHE ZGJEDHJA E PROREKTORËVE NË UNIVERSITETIN ‘HAXHI ZEKA”

Sot në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues, ku u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me funksionimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të institucionit tonë.

Gjatë mbledhjes u bë verifikimi i mandateve të katër anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues, të zgjedhur nga radhët e personelit akademik të UHZ-së: Prof.ass.dr. Mersiha Kalaç-Kačamaković, Prof.asoc.dr. Ibrahim Krasniqi, Prof.ass.dr. Granit Kastrati AND Prof.asoc.dr. Arsim Kelmendi. Në këtë mënyrë katër anëtarët i bashkohen pjesës tjetër të Këshillit Drejtues nga radhët e MASHTI-t: prof.ass.dr. Emine Abdyli Pozhari, njëherit edhe kryesuese e Këshillit Drejtues, Znj. Nita Pula Kastrati – anëtare dhe z. Haki Tigani, njëherazi dhe zv. Kryesues i KD-së.

Pas konstatimit të rregullt të procedurave ligjore, anëtarët e rinj nënshkruan deklaratën nën betim, duke shprehur përkushtimin e tyre për të kontribuar me ndershmëri, përgjegjësi dhe integritet në zhvillimin e universitetit në 4 vitet e fundit.

Në vazhdim, Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi propozimin e Rektorit të Universitetit, prof.dr. Armand Krasniqi, për emërimin e prorektorëve të rinj, duke plotësuar kështu ekipin drejtues të universitetit për mandatin e ardhshëm: Prof.dr. Edmond Beqiri zgjedhet Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Rritje të Cilësisë, Prof.asoc.dr. Alma Shehu-Lokaj, prorektore për Mësim, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore dhe Prof.asoc.dr. Vjosa Hajdari, prorektore për Financa, Buxhet dhe Infrastrukturë.

Me këto vendime, Universiteti “Haxhi Zeka” forcon bazën e tij institucionale dhe akademike, duke ndërtuar një udhëheqje të qëndrueshme që mbështet zhvillimin e dijes, inovacionit dhe partneriteteve brenda dhe jashtë vendit.

Go to Top