Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim (ISRD) organizon Konferencën Shkencore Ndërkombëtare XIX – Ulqin 2026, me temën: “Zhvillimi i platformave inteligente të planifikimit urbano–rural të bazuara në AI për uljen dhe menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet”
Organizuar nga:
- Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim (ISRD) Ulqin
- Komuna e Ulqinit
Në bashkëpunim me:
- Haxhi Zeka University in Peja
- Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Shqipëri
- Universiteti Mediteran, Mali i Zi
- Qendra Kërkimore Zhvillimore
Konferenca do të mbahet më 3 prill 2026 dhe do të bashkojë ekspertë, studiues dhe praktikantë nga fusha të ndryshme, duke përfshirë:
- Inteligjencën Artificiale (AI)
- GIS dhe IoT
- Teknologji & Mjedis
- Turizëm & Bujqësi
- Ekonomi & Politika Publike
- Shkenca Sociale dhe Juridike
- Inovacion & Qëndrueshmëri
Për autorët dhe pjesëmarrësit:
Dërgimi i punimeve: [email protected]
Afati i dorëzimit: 15 mars 2026
Kontributi pjesëmarrës: 140 € (përfshin botimin, certifikatën, strehim dhe ushqim)
Ftojmë të gjithë akademikët, doktorantët dhe studiuesit e Universitetit “Haxhi Zeka” të bashkohen me ne dhe të kontribuojnë me punime shkencore origjinale.
Bashkë për një të ardhme më të qëndrueshme dhe inteligjente!
