Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Human Rights Education in University Programs and the Role of “Haxhi Zeka” University as an Entrepreneurial Institution

Human rights education represents a fundamental dimension of the university mission, regardless of whether study programs are specialized in particular academic fields. Every university program carries the responsibility of shaping conscious, critical, and responsible citizens, capable of contributing to the development of a democratic, inclusive, and just society. This education is not only a theoretical concept but also a practice that shapes the attitudes, values, and perspectives of new generations.

In this context, “Haxhi Zeka” University in Peja, positioned as an entrepreneurial university with an integrated curriculum, holds a unique potential to combine elements of human rights education with the practical and innovative dimensions of academic studies. This positioning enables the university not only to integrate modules on ethics, freedom, equality, and social justice into existing programs, but also to create interdisciplinary spaces where students can learn how to apply human rights principles across fields such as economics, tourism, technology, business, and the arts.

For example, within the Faculty of Business, a component on consumer rights and the protection of vulnerable economic groups could be introduced, equipping students with knowledge that goes beyond traditional financial and commercial management. In the Faculty of Law, human rights education could extend beyond constitutional law to include the practical protection of workers, women, children, and marginalized communities. Meanwhile, the Faculty of Arts, through cultural and musical projects, could foster awareness of human rights through creativity and artistic expression.

“Haxhi Zeka” University should also aim to establish mandatory interdisciplinary modules so that every student, regardless of their field of study, gains fundamental knowledge of human rights and their principles. A further step would be the creation of specialized centers or think tanks within the university, offering training programs, research projects, and awareness-raising campaigns on human rights. These initiatives would not only enrich the academic formation of students but also strengthen the international profile of the university as an important academic and social actor.

Looking toward the medium and long term, “Haxhi Zeka” University can and should take the initiative to establish dedicated study programs, such as a Master’s degree in Human Rights and the Rights of Specific Economic Groups. Such programs would address an important gap in Kosovo’s higher education system, offering expertise for the protection and promotion of human rights in a new economic and social context marked by the challenges of globalization, digitalization, and economic inequality.

Human rights education should not be seen as an optional or peripheral component, but rather as a central pillar that gives meaning to the university’s social role. For “Haxhi Zeka” University, integrating these elements would be a concrete demonstration of its entrepreneurial and responsible orientation, transforming it into an indispensable actor in building a democratic, humane, and just society.

Edukimi për të Drejtat e Njeriut në Programet Universitare dhe Roli i Universitetit “Haxhi Zeka” si Universitet Ndërmarrës

Pavarësisht se a bëhet fjalë për programe të specializuara në fusha të caktuara akademike edukimi për të drejtat e njeriut përfaqëson një dimension thelbësor të misionit universitar. Në thelb, çdo program universitar bart një përgjegjësi për të formuar qytetarë të vetëdijshëm, kritikë dhe të përgjegjshëm, të aftë të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të drejtë. Ky edukim nuk është vetëm një temë teorike, por një praktikë që formëson sjelljet, vlerat dhe mënyrën e të menduarit të gjeneratave të reja.

Në këtë kontekst, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, duke qenë i pozicionuar si universitet ndërmarrës me një kurrikulë të integruar, ka një potencial unik për të ndërthurur elementet e edukimit për të drejtat e njeriut me dimensionin praktik dhe inovativ të studimeve. Ky pozicionim i veçantë i lejon universitetit jo vetëm të inkorporojë në programet ekzistuese module për etikën, lirinë, barazinë dhe drejtësinë sociale, por edhe të krijojë hapësira ndërdisiplinore ku studentët të mësojnë të aplikojnë parimet e të drejtave të njeriut në fusha të ndryshme si ekonomia, turizmi, teknologjia, biznesi dhe arti.

Për shembull, në programet e Fakultetit të Biznesit ka mundësi të shtohet një komponent për të drejtat e konsumatorëve dhe mbrojtjen e kategorive të cenueshme ekonomike, duke i pajisur studentët me njohuri që shkojnë përtej menaxhimit financiar e tregtar. Në Fakultetin Juridik, temat për të drejtat e njeriut mund të shtrihen përtej ligjit kushtetues, duke përfshirë edhe dimensionin praktik të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve, grave, fëmijëve dhe komuniteteve të margjinalizuara. Fakulteti i Arteve, përmes projekteve kulturore e muzikore, mund të kultivojë ndërgjegjësim mbi të drejtat e njeriut nëpërmjet artit dhe krijimtarisë.

Universiteti “Haxhi Zeka” duhet të synojë krijimin e moduleve të detyrueshme ndërdisiplinore që çdo student, pavarësisht fushës së studimit, të ketë njohuri bazë për të drejtat e njeriut dhe parimet e tyre. Një hap më tej do të ishte krijimi i qendrave të specializuara ose laboratorëve të ideve (think tanks) brenda universitetit, të cilat do të ofronin programe trajnimi, projekte kërkimore dhe fushata ndërgjegjësimi për të drejtat e njeriut. Këto iniciativa jo vetëm që do të pasuronin formimin akademik të studentëve, por edhe do të forconin profilin ndërkombëtar të universitetit si një qendër e rëndësishme akademike dhe shoqërore.

Në një horizont afatmesëm dhe afatgjatë, Universiteti “Haxhi Zeka” mund dhe duhet të marrë iniciativën për themelimin e programeve të veçanta studimore, si p.sh. një Master në të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtat e kategorive të veçanta ekonomike. Këto programe do të plotësonin një boshllëk në sistemin arsimor të Kosovës, duke ofruar ekspertizë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në një kontekst të ri ekonomik dhe social, ku sfidat e globalizimit, digjitalizimit dhe pabarazisë ekonomike janë gjithnjë në rritje.

Edukimi për të drejtat e njeriut nuk duhet parë si një komponent fakultativ apo periferik, por si një bosht që i jep kuptim rolit shoqëror të universitetit. Për Universitetin “Haxhi Zeka”, integrimi i këtyre elementeve do të ishte një dëshmi konkrete e orientimit të tij ndërmarrës dhe të përgjegjshëm, duke e shndërruar atë në një aktor të pazëvendësueshëm në ndërtimin e një shoqërie demokratike, humane dhe të drejtë.

Go to Top