PËR PUNËSUESHMËRINË DHE ZHVILLIMIN PROFESIONAL TË TË DIPLOMUARVE (ALUMNI)
Instituti për Shkencë dhe Arte është në proces të zhvillimit të një hulumtimi gjithëpërfshirës për punësueshmërinë dhe zhvillimin profesional të të diplomuarve (alumni) të Universitetit “Haxhi Zeka”.
Qëllimi i këtij hulumtimi është të analizojë gjendjen aktuale të punësimit të të diplomuarve, si dhe nivelin e përputhjes ndërmjet kompetencave të fituara gjatë studimeve universitare dhe kërkesave reale të tregut të punës. Përmes këtij procesi synohet identifikimi i sfidave, mundësive dhe nevojave për përmirësim, me qëllim të avancimit të programeve akademike dhe forcimit të mekanizmave të mbështetjes për zhvillimin e karrierës profesionale të studentëve dhe të diplomuarve.
Marrë parasysh këtë, ftohen të gjithë të diplomuarit e Universitetit “Haxhi Zeka” që të japin kontributin e tyre duke marrë pjesë në këtë hulumtim, përmes plotësimit të pyetësorit në vjegëzën e bashkangjitur link.
Si student i diplomuar, përvoja dhe perspektiva juaj janë jashtëzakonisht të vlefshme. Pjesëmarrja juaj në këtë hulumtim është jetike dhe do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe shërbimeve akademike për brezat e ardhshëm të studentëve.
Zëri dhe përvoja juaj kanë ndikim real!
