Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

HAPET THIRRJA PËR APLIKIM

EDICIONI I DYTË I AKADEMISË PËR DREJTËSI SOCIALE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) hap thirrjen për aplikim për edicionin e dytë të Akademisë për Drejtësi Sociale, e cila do të mbahet më 14, 15, 16 dhe 19 tetor 2026, in Hotel Sirius, Prishtinë, nga ora 09:00 deri në 16:00.

Akademia për Drejtësi Sociale është një program katërditor që synon zgjerimin e njohurive dhe nxitjen e diskutimit profesional mbi drejtësinë sociale dhe mbrojtjen juridike të të drejtave sociale në Kosovë.

Përmes ligjëratave, diskutimeve dhe ushtrimeve praktike, Akademia do të përqendrohet në tre fusha kryesore:

▪️ Të drejtat sociale dhe standardet juridike – të drejtat e garantuara me Kushtetutë, ligje dhe instrumente ndërkombëtare;

▪️ Barazia, puna dhe mbrojtja sociale – mbrojtja nga diskriminimi, e drejta në punë dhe në kushte të dinjitetshme, pensionet, liria sindikale dhe dialogu social;

▪️ Përgjegjësia institucionale dhe qasja në drejtësi – roli i institucioneve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në garantimin dhe realizimin efektiv të të drejtave sociale.

Who can apply?

Të drejtë aplikimi kanë personat e moshës 18–35 vjeç, përfshirë:

📌 Studentët dhe të diplomuarit në Fakultetin Juridik;
📌 Studentët dhe të diplomuarit në shkencat politike, sociologji, punë sociale dhe fusha të tjera të shkencave sociale;
📌 Gazetarët që mbulojnë çështjet sociale dhe juridike;
📌 Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile;
📌 Personat e angazhuar ose të punësuar nw sektorin publik në fusha që lidhen me drejtësinë dhe politikat sociale.

IKD do të përzgjedhë 20 pjesëmarrës. Inkurajohen veçanërisht aplikimet e grave dhe vajzave, si dhe të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë.

Çfarë ofron Akademia?

✅ Ligjërata nga ekspertë të fushës;
✅ Diskutime dhe ushtrime praktike;
✅ Thellim të njohurive mbi drejtësinë sociale, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave sociale;
✅ Mundësi për shkëmbim të përvojave dhe krijim të kontakteve profesionale;
✅ Certifikatë për pjesëmarrësit që e përfundojnë programin.

Si të aplikoni?

Kandidatët duhet t’i dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

  1. CV-në;
  2. Letrën motivuese.

Dokumentet duhet të dërgohen në adresën elektronike:

📧 [email protected]

Në titullin e emailit duhet të shkruhet:

Aplikim – Akademia për Drejtësi Sociale 2026

📅 Afati i fundit për aplikim: 20 shtator 2026

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit do të kontaktohen dhe do të njoftohen me kohë për hapat e mëtejshëm.

Për informata shtesë, mund të na shkruani në [email protected].

Apliko dhe bëhu pjesë e edicionit të dytë të Akademisë për Drejtësi Sociale!

Go to Top