Në kuadër të zgjerimit të partneriteteve institucionale dhe fuqizimit të bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile, Prof. Dr. Armand Krasniqi, Rektor i "Haxhi Zeka" University“, së bashku me Dr. sc. Prof. Assoc. Alberta Tahiri, profesoreshë në FMTMH dhe përfaqësuese në projektet e FERD-it, zhvilluan sot një takim pune me z. Sali Shoshi, Drejtor Ekzekutiv i CHwB Kosova.
CHwB Kosova është një organizatë e profilizuar në fushën e mbrojtjes, ruajtjes, restaurimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, me një përvojë të gjatë të veprimit në Kosovë dhe në rajon. Për këtë arsye, bashkëpunimi me një organizatë të këtij profili paraqet një mundësi të rëndësishme për lidhjen më të fuqishme të dijes akademike me ekspertizën profesionale dhe nevojat konkrete të shoqërisë.
The meeting took place in a atmosferë të ngrohtë, të hapur dhe të respektit të ndërsjellë, ndërsa në fokus ishte identifikimi i fushave konkrete në të cilat UHZ dhe CHwB Kosova mund të ndërtojnë bashkëpunim afatgjatë dhe me ndikim të drejtpërdrejtë.
Rektori Krasniqi e njoftoi z. Shoshi me dinamikën e zhvillimeve aktuale në Universitetin “Haxhi Zeka”, duke vënë theks të veçantë në orientimin e UHZ-së drejt ndërtimit të modelit të Heliksit të Katërfishtë, përmes të cilit universiteti synon të krijojë marrëdhënie gjithnjë e më funksionale ndërmjet akademisë, institucioneve publike, sektorit ekonomik dhe shoqërisë civile.
Në këtë kuadër, Rektori Krasniqi theksoi se krijimi i marrëdhënieve të qëndrueshme me organizata profesionale dhe të specializuara, si CHwB Kosova, nuk duhet të mbetet vetëm në nivel të bashkëpunimit formal, por duhet të shndërrohet në partneritet konkret, nga i cili përfitojnë studentët, personeli akademik, institucionet partnere dhe komuniteti.
Një vëmendje e posaçme gjatë takimit iu kushtua mundësive të bashkëpunimit me Fakultetin e Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis, veçanërisht në fushat që lidhen me trashëgiminë kulturore, turizmin kulturor dhe lidhjen e trashëgimisë me zhvillimin e qëndrueshëm. U diskutua për krijimin e mundësive që ekspertiza dhe përvoja praktike e CHwB Kosova të ndërlidhen me programet e studimit të FMTMH-së në nivelet përkatëse të studimeve, duke fuqizuar kështu dimensionin praktik dhe profesional të përgatitjes së studentëve.
Nga ana e tij, Drejtori Ekzekutiv i CHwB Kosova, z. Sali Shoshi, shprehu gatishmërinë që organizata që ai drejton të jetë më afër proceseve dhe aktiviteteve që po zhvillohen në Haxhi Zeka University. Në mënyrë të veçantë u diskutua për ofrimin e mundësive për punë dhe angazhim praktik të studentëve, bashkëpunimin profesional në fushën e trashëgimisë kulturore, si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta ndërmjet FMTMH-së, strukturave kërkimore të UHZ's dhe CHwB Kosova.
Takimi krijoi gjithashtu hapësirë për identifikimin e mundësive që ky bashkëpunim të shtrihet edhe në dimensionin kërkimor-shkencor dhe të misionit të tretë të Universitetit, duke krijuar ndërlidhje me aktivitetet e Institutit për Shkencë dhe Arte dhe projektet zhvillimore të realizuara në kuadër të FERD-it. Në këtë mënyrë, trashëgimia kulturore mund të trajtohet jo vetëm si vlerë që duhet mbrojtur, por edhe si burim dijeje, identiteti, turizmi dhe zhvillimi lokal e rajonal.
Në përfundim të takimit, palët u pajtuan që bashkëpunimi të kalojë së shpejti në një fazë të institucionalizuar përmes nënshkrimit të një Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Universitetit “Haxhi Zeka” dhe CHwB Kosova. Memorandumi do të përcaktojë fushat dhe format konkrete të bashkëpunimit, duke krijuar bazën për angazhimin praktik të studentëve, shkëmbimin e ekspertizës, projektet e përbashkëta dhe aktivitete të tjera akademike e profesionale.
Ky partneritet i ri përbën edhe një hap tjetër në orientimin e UHZ-së për t’u zhvilluar si një universitet i hapur, ndërmarrës dhe i lidhur ngushtë me shoqërinë, ku dija akademike, kërkimi shkencor dhe partneritetet institucionale bashkëveprojnë për të krijuar ndikim të matshëm në zhvillimin e vendit.
