Në qytetin bregdetar të Durrësit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, ka filluar workshopi i dytë në kuadër të projektit ndërkombëtar NAWA 2, i cili bashkon pesë universitete evropiane.
Tema qendrore e këtij aktiviteti është përgatitja e studentëve të diplomuar për tregun evropian të punës. Në projekt marrin pjesë:
– Universiteti “Haxhi Zeka”
– Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës
– Universiteti Mendel në Brno (Çeki)
– Universiteti i Opoles (Poloni)
– Universiteti i Valencias (Spanjë)
Nga secili universitet janë përzgjedhur nga 9 studentë. Universiteti “Haxhi Zeka” përfaqësohet nga studentët: Anisa Krasniqi, Bleona Uka, Enis Gjocaj, Erza Kollçaku, Gerta Ahma, Lendrit Lluka, Lidra Haxhihasani, Medina Ashani dhe Ujvesa Krasniqi.
Gjatë këtij workshopi treditor, studentët do të trajtojnë tema që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Evropë, duke përfshirë turizmin familjar dhe turizmin luksoz, me fokus të veçantë në potencialet që ofron qyteti i Durrësit.
Workshopi zhvillohet nga 27 prilli deri më 1 maj 2026 dhe organizohet nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, si mikpritës i këtij aktiviteti. Studentët nga Universiteti “Haxhi Zeka” po udhëhiqen nga prof. dr. Edmond Beqiri dhe prof. asoc. dr. Driton Sylqa.
Në përmbyllje të projektit, studentët do të prezantojnë punimet e tyre, duke fituar përvoja të vlefshme akademike dhe ndërkombëtare, si dhe duke u përgatitur më mirë për tregun evropian të punës.



