Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

UHZ në skenën ndërkombëtare: Vizita në Stamboll i hap rrugë bashkëpunimeve të reja

Në kuadër të qëndrimit në Stamboll, Turqi, për pjesëmarrje në konferencën e Asocacionit të Universiteteve Evropiane (EUA), përfaqësues të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë zhvilluan një vizitë zyrtare në Universitetin Medipol.

Delegacioni i UHZ përbëhej nga Kryesuesja e Këshillit Drejtues, prof. ass. dr. Emine Abdyli Pozhari, anëtarja e Këshillit Drejtues, prof. asoc. dr. Mersiha Kaçamaković, si dhe Prorektorja për Mësim, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore, prof. dr. Alma Shehu Lokaj, të cilat u pritën nga përfaqësues të Universitetit Medipol në një atmosferë të hapur dhe miqësore.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, me fokus në shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, si dhe pjesëmarrjen në programe ndërkombëtare.

Bisedat reflektuan një vullnet të përbashkët për të ndërtuar ura bashkëpunimi që sjellin përfitime konkrete për studentët dhe stafin akademik, duke e bërë arsimin më të hapur dhe më të lidhur me zhvillimet ndërkombëtare.

Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm në drejtim të zgjerimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare të Universitetit “Haxhi Zeka”, duke forcuar pozicionimin e tij në rrjetet evropiane të arsimit të lartë dhe duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm akademik dhe shkencor.

Go to Top