Në kuadër të aktiviteteve të Klubit të Debatit, sot u zhvillua një takim me Kryetarin e Gjykatës Themelore, z. Shemsedin Haxhiaj, ku të pranishëm ishin përfaqësues të studentëve dhe Zyra e Karrierës.
Qëllimi i këtij takimi ishte avancimi i bashkëpunimit ndërmjet studentëve të Faculty of Law dhe institucioneve të drejtësisë, me fokus në përfshirjen më të madhe të studentëve në aspektin praktik. Gjatë takimit, u prezantuan këto propozime:
Pjesëmarrja e organizuar e studentëve në seanca gjyqësore, në përputhje me temat akademike,
Organizimi i vizitave studimore në Gjykatën Themelore,
Mbajtja e ligjëratave të hapura nga përfaqësues të gjykatës për studentët,
Organizimi i sesioneve orientuese për zhvillim në karrierë dhe informim profesional.
Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërlidhjes së studimeve teorike me praktikën profesionale dhe hapjes së mundësive të reja për studentët.
Parlamenti Studentor mbetet i përkushtuar në promovimin e iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve.
