Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Trajnim profesional për studentët dhe të diplomuarit e UHZ mbi shëndetin mendor

Për një grup të studentëve dhe të diplomuarve të UHZ-së u realizua trajnimi në kuadër të projektit “Roli i shëndetit mendor tek të rinjtë”, projekt i financuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe i implementuar nga Shoqata “ALUMNI-UNHZ” – Pejë. Trajnimi u organizua në bashkëpunim me Zyrën për Zhvillim të Karrierës të Universitetit “Haxhi Zeka”.

Pjesëmarrësit në këtë trajnim patën mundësinë të angazhohen në diskutime profesionale dhe ushtrime praktike që lidhen me rëndësinë e shëndetit mendor tek të rinjtë.

Ligjërueset Arnisa Aliqkaj AND Zanfina Raja zhvilluan sesionin me përkushtim të lartë profesional, duke ofruar qasje pozitive dhe të orientuar drejt zhvillimit personal dhe emocional të të rinjve. Atmosfera dinamike dhe energjia konstruktive e pjesëmarrësve kontribuan në një trajnim të suksesshëm dhe me ndikim praktik.

Gjatë trajnimit u trajtuan tema kyçe si menaxhimi i emocioneve, zhvillimi i aftësive të vetë-reflektimit, si dhe ndërtimi i rutinave të shëndetshme që mbështesin mirëqenien psikologjike dhe performancën e përditshme.

Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Shoqata Alumni mbeten të përkushtuara në zhvillimin e aktiviteteve që fuqizojnë të rinjtë dhe kontribuojnë në promovimin e shëndetit mendor në komunitet.

Go to Top