Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhuron piano dhe dy pianino për Fakultetin e Arteve në Universitetin “Haxhi Zeka”

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka pranuar një donacion të veçantë për zhvillimin artistik dhe akademik të studentëve të Fakultetit të Arteve. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dhuruar një piano koncertale dhe dy pianino, të cilat do të jenë në shërbim të programeve të muzikës dhe të aktiviteteve artistike të fakultetit.

Ky donacion është investim i drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe krijimtarisë muzikore, duke u ofruar studentëve mjete më bashkëkohore për zhvillimin e aftësive të tyre artistike. Instrumentet e reja do të kontribuojnë në modernizimin e proceseve mësimore, fuqizimin e praktikës muzikore dhe organizimin e aktiviteteve koncertale në një nivel më të avancuar.

Universiteti “Haxhi Zeka” shpreh mirënjohje të sinqertë ndaj Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për këtë mbështetje të çmuar, duke theksuar se donacioni do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë dhe afatgjatë në zhvillimin akademik dhe artistik të Fakultetit të Arteve.

Go to Top