Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

 Njoftim për Trajnim: “Orientimi dhe Eksplorimi në Karrierë”

Syri i Vizionit, në kuadër të projektit “E ardhmja e kohezionit” të financuar nga GCERF, në bashkëpunim me Zyrën për Zhvillim të Karrierës THE "Haxhi Zeka" University in Peja, organizon trajnimin me temën: “Orientimi dhe Eksplorimi në Karrierë”

 Qëllimi i trajnimit është të fuqizojë të rinjtë dhe studentët përmes zhvillimit të aftësive profesionale, duke i pajisur ata me njohuri, strategji dhe mjete për orientim të suksesshëm në karrierë.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë aftësitë e tyre, të planifikojnë karrierën në mënyrë të vetëdijshme dhe të përgatiten për tregun dinamik të punës.

 Temat kryesore të trajnimit:

  • Orientimi në karrierë
  • Mendimi kritik & media
  • Digjitalizimi
  • Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm
  • Ndërmarrësia

 Datat e zhvillimit: 3 – 7 nëntor 2025
 Ora: 10:00 – 12:00
 Vendi: Fakulteti i Biznesit, objekti A, salla A4 – Kabineti i Informatikës

 Regjistrohu për pjesëmarrje  këtu: 

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfnNLHyEy6Vk9d_KYxHbKsAApbgf_kGB2tVSduiFx5qSI5NXQ/viewform

 Mos e humb mundësinë për të ndërtuar rrugën tënde drejt një karriere të suksesshme dhe të qëndrueshme!

Go to Top