Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

UHZ në rrugën e inovacionit: bashkëpunim strategjik me Tera Tehnopolis për fuqizimin e Qendrës NOVA

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë realisht e fillojë një kapitull të ri të zhvillimit universitar – një kapitull që bashkon arsimin, inovacionin dhe ndërmarrësinë në një vizion të përbashkët për të ardhmen.

Gjatë vizitës zyrtare në Universitetin e Osijekut and in Tera Tehnopolis, delegacioni i UHZ-së, i udhëhequr nga Rektori Prof. Dr. Armand Krasniqi, vendosi themelet e një bashkëpunimi që do të shndërrojë Qendrën Universitare për Inovacion dhe Ndërmarrësi – NOVA në një qendër të vërtetë graviteti për startup-et, idetë e reja dhe zhvillimin e bizneseve universitare.

🤝 Në kuadër të marrëveshjes së arritur, Tera Tehnopolis do të jetë partner strategjik i UHZ-së në fushën e mentorimeve, trajnimeve dhe asistencës profesionale për fazat para-startup, duke e shoqëruar nga afër ngritjen dhe funksionimin e Qendrës NOVA.

Ky bashkëpunim nuk është vetëm një shkëmbim përvojash, por një ndërlidhje reale mes dijes akademike dhe ekonomisë krijuese, që do të sjellë në Pejë modele evropiane të inovacionit dhe menaxhimit të inkubatorëve të biznesit.

💡 NOVA po bëhet ura që lidh studentët, profesorët, sipërmarrësit dhe komunitetin lokal – një hapësirë ku idetë marrin jetë, dhe ku Universiteti “Haxhi Zeka” dëshmon se mund të jetë shumë më tepër se institucion arsimor: një forcë zhvillimi për rajonin dhe vendin.

🔗 Lexoni më shumë në:
👉 https://unhz.eu/blog/vizite-zyrtare-e-delegacionit-te-uhz-ne-republiken-e-kroacise/

Go to Top