Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

"Haxhi Zeka" University wins project from the European NAWA Foundation

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm! Në bashkëpunim me pesë universitete evropiane:

  • Universiteti i Maltës
  • Universiteti i Opoles në Poloni
  • Universiteti ​M​enedeleu në Çeki
  • Universiteti i ​V​alencias në Spanjë
  • Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës
  • Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë

 të mbështetur nga Fondacioni Evropian NAWA. Ky projekt ka për qëllim t’i përgatisë studentët për tregun e punës dhe të forcojë bashkëpunimin ndërmjet universiteteve në disa fusha të ndryshme të arsimit dhe zhvillimit profesional.

Në kuadër të projektit do të përzgjidhen studentë nga të gjitha universitetet partnere, të cilët do të kenë mundësinë të bashkëpunojnë në projekte të përbashkëta, vizita studimore dhe aktivitete ndërkombëtare në universitete të ndryshme. Studentët do të punojnë në grupe të përziera, do të përballen me sfida reale, dhe do të zhvillojnë zgjidhje kreative dhe inovative për përgatitjen më të mirë  për tregun e punës.

Ky është një rast i veçantë dhe unik, që u jep studentëve tanë mundësinë të takohen dhe të bashkëpunojnë me bashkëmoshatarë nga Malta, Spanja, Polonia, Çekia dhe Shqipëria. Të gjithë së bashku do të ndërtojnë një rrjet miqësie dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, një përvojë që ofrohet rrallë dhe që do t’i ndihmojë studentët të zhvillojnë njohuri, ide dhe lidhje që zgjasin gjatë gjithë jetës.

Së bashku, gjashtë universitetet partnere do të zhvillojnë një paketë idesh dhe rekomandimesh praktike që do të ndihmojnë në përgatitjen e studentëve për tregun modern të punës.

Vlen të theksohet se ky nuk është bashkëpunimi i parë i këtij lloji për Universitetin “Haxhi Zeka”. Edhe më herët, universiteti ka qenë pjesë e projekteve të ngjashme me këta partnerë, ku studentët dhe mësimdhënësit tanë kanë fituar përvoja të vlefshme profesionale dhe ndërkulturore në universitete të ndryshme të Evropës.

Ky projekt është një tjetër dëshmi e përkushtimit të Universitetit “Haxhi Zeka” për të ofruar mundësi reale dhe ndërkombëtare zhvillimi për studentët dhe stafin e tij akademik.

Go to Top