Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

KONKURRENCË E LARTË NË AFATIN PLOTËSUES PËR PRANIMIN E STUDENTËVE TË RINJ NË UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA”

Sot në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë po mbahet provimi pranues – afati plotësues për studimet Bachelor, i cili ka ngjallur një interes të madh tek të rinjtë që synojnë të bëhen pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë.

Të dhënat tregojnë se në rreth 80% të programeve studimore, numri i aplikantëve ka tejkaluar ndjeshëm numrin e vendeve të lira, duke dëshmuar qartë rritjen e reputacionit dhe besimit që universiteti “Haxhi Zeka” gëzon ndër maturantë.

Ky nivel i lartë konkurrence është dëshmi e cilësisë së programeve akademike, potencialit zhvillimor të universitetit dhe rolit të tij transformues në shoqëri. Kjo gjithashtu tregon se të rinjtë e shohin universitetin “Haxhi Zeka” si hapësirë të sigurt për të ndërtuar të ardhmen e tyre profesionale, mbi bazat e dijes dhe inovacionit.

Atmosfera e sotme në auditorë dhe hapësirat e universitetit reflekton një frymën akademike dhe dinamizmin rinor, duke e shndërruar këtë ditë në një dëshmi të qartë se universiteti “Haxhi Zeka” është gjithnjë e më shumë një pikë referimi në hartën e arsimit të lartë në Kosovë. 

Go to Top