Sot, më 11 shtator 2025, në Pejë, "Haxhi Zeka" University“ dhe kompania Habitat L.L.C. nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, duke hapur një faqe të re të rëndësishme në avancimin e politikave të gjelbra dhe qëndrueshmërisë mjedisore në arsimin e lartë në Kosovë.
Ky bashkëpunim parashikon përdorimin falas të Karbon360, kalkulatorit më inovativ të karbonit në Kosovë, i cili funksionon sipas standardit evropian GHG Protocol. Me këtë mjet, Universiteti do të mund të gjenerojë raporte të sakta për gjurmën e karbonit, duke krijuar një bazë shkencore për edukim, kërkim dhe praktika institucionale të gjelbra.
Në kuadër të marrëveshjes, Habitat do të trajnojë staf të dedikuar të Universitetit për përdorimin e Karbon360, duke fuqizuar ekspertizën e brendshme dhe duke siguruar përhapjen e njohurive brenda institucionit. Ky bashkëpunim nuk është vetëm një hap teknik, por një angazhim i fuqishëm për integritet akademik, transparencë dhe inovacion.
Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Armand Krasniqi, theksoi se ky partneritet përfaqëson “një hap të guximshëm drejt një Universiteti më të gjelbër, që prodhon dije të dobishme për shoqërinë dhe i përgjigjet sfidave globale përmes zgjidhjeve lokale”. Ndërsa Drejtorja Ekzekutive e Habitat, Jeta Berisha, nënvizoi se “Karbon360 është teknologjia e parë e këtij lloji në Kosovë dhe përmes këtij bashkëpunimi ne synojmë ta shndërrojmë UHZ në një shembull frymëzues për institucionet e tjera”.
Ky Memorandum mbetet në fuqi për një periudhë njëvjeçare me mundësi rinovimi, duke hapur horizonte të reja për kërkimin shkencor, edukimin dhe përfshirjen e të rinjve në nisma të gjelbra.
🌱 Universiteti “Haxhi Zeka” vazhdon të dëshmojë se është jo vetëm qendër dijes, por edhe promotor i ndryshimeve pozitive për një të ardhme të qëndrueshme.
🌍 Haxhi Zeka University Signs Memorandum of Understanding with Habitat L.L.C. to Advance Green Academic Practices
Today, September 11, 2025, in Peja, Haxhi Zeka University and Habitat L.L.C. signed a Memorandum of Understanding, opening a new chapter in advancing green policies and environmental sustainability within higher education in Kosovo.
This partnership foresees the free use of Karbon360, the most innovative carbon calculator in Kosovo, developed in line with the European GHG Protocol standards. With this tool, the University will be able to generate accurate reports on its carbon footprint, building a scientific foundation for education, research, and sustainable institutional practices.
Within the framework of the agreement, Habitat will provide training for dedicated University staff on the use of Karbon360, strengthening in-house expertise and ensuring that knowledge remains within the institution. This cooperation is not only a technical step forward but also a strong commitment to academic integrity, transparency, and innovation.
The Rector of Haxhi Zeka University, Prof. Dr. Armand Krasniqi, emphasized that this partnership represents “a bold step toward a greener University that produces knowledge valuable to society and responds to global challenges with local solutions.” Meanwhile, the Executive Director of Habitat, Jeta Berisha, underlined that “Karbon360 is the first technology of its kind in Kosovo, and through this collaboration, we aim to make Haxhi Zeka University an inspiring example for other institutions.”
This Memorandum will remain in force for one year, with the possibility of renewal, opening new horizons for scientific research, education, and youth engagement in green initiatives.
🌱 Haxhi Zeka University continues to demonstrate that it is not only a center of knowledge but also a promoter of positive change for a sustainable future.



