Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

The Rector of the University "Haxhi Zeka" with colleagues visit the Municipality of Deçan for the organization of the Second Conference of the Regional Economic Forum - Dukagjini

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Dr. Armand Krasniqi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kanë vizituar Komunën e Deçanit ku u pritën nga kryetari i komunës z. Bashkim Ramosaj. Qëllimi i kësaj vizite ishte organizimi i konferencës së dytë të Forumit Ekonomik Rajonal – Dukagjini – FERD. Konferenca e dytë e FER-Dit është një ngjarje që pritet të sjellë ekspertë të fushave të ndryshme të cilët do të ofrojnë ekspertizën e tyre në shërbim të zhvillimit ekonomik rajonal. 

Gjatë vizitës, rektori Krasniqi dhe ekipi i tij diskutuan me kryetarin Ramosaj për mundësinë e organizimit të konferencës së dytë të FER-Dit në Qendrën Rinore të Komunës së Deçanit. Kryetari Ramosaj shprehu gadishmërinë e institucionit që ai përfaqëson për zhvillimin e punimeve të konferencës në këtë komunë dhe u zotua për mbështetje organizative dhe logjistike të saj, duke siguruar që çdo aspekt të jetë i mirëplanifikuar dhe i koordinuar. 

Kujtojmë që FER-D është themeluar një vit më parë në bashkëpunim me komunën e Pejës, Deçanit, Junikut, Klinës, Istogut dhe Malishevës dhe ka si qëllim kryesor promovimin, zhvillimin ekonomik, akademik dhe social të rajonit dhe synon nxitjen e dialogut rajonal me qëllim të politikave ekonomike, vlerave sociale, politike dhe kulturore. 

Go to Top