ZYRës PËR PËR BUXHET DHE FINANCA
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Zyra për Buxhet dhe Financa në Universitetin “Haxhi Zeka” është përgjegjëse për menaxhimin, planifikimin dhe raportimin financiar të fondeve të universitetit. Kjo përfshin fondet e siguruara nga Buxheti i Republikës së Kosovës, të hyrat e përcaktuara sipas Statutit, si dhe grantet e dhuruara nga donatorët.
Zyra ka rol qendror në zhvillimin e sistemeve të kontabilitetit, administrimin e transaksioneve financiare dhe ruajtjen e sigurisë së fondeve. Përveç kësaj, ajo ofron këshillim financiar për menaxhmentin dhe kontribuon në rritjen e transparencës dhe efikasitetit financiar në UHZ.
Fushëveprimi dhe Funksionet Kryesore
Detyrat dhe funksionet kryesore të Zyrës për Buxhet dhe Financa përfshijnë:
Planifikimin dhe hartimin e buxhetit vjetor në bashkëpunim me mbajtësit e buxhetit dhe menaxhmentin e UHZ-së;
Menaxhimin dhe raportimin financiar për të gjitha fondet e universitetit, përfshirë ato të buxhetit të Kosovës, të hyrat sipas Statutit dhe fondet e donatorëve;
Administrimin financiar të fondeve dhe mbikëqyrjen e transaksioneve;
Zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të kontabilitetit dhe bazave të të dhënave financiare;
Sigurimin e transparencës dhe ofrimin e këshillave financiare për menaxhmentin dhe nëpunësit e UHZ-së.
Zyra garanton përdorimin e përgjegjshëm dhe efikas të resurseve financiare të universitetit, duke mbështetur objektivat e përgjithshme institucionale.
Struktura dhe Përbërja e Zyrës
Zyra për Buxhet dhe Financa udhëhiqet nga Drejtori i Zyrës për Buxhet dhe Financa, i cili raporton tek Generalni sekretar dhe bashkëpunon ngushtë me Prorektorin për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë.
Sipas sistematizimit të vendeve të punës, kjo zyrë përbëhet nga:
Drejtori i Zyrës për Buxhet dhe Financa
Zyrtar i Shpenzimeve
Zyrtar për të Hyra
Zyrtari Zotues
Zyrtar për Paga
Zyrtar i Pasurive
Arkatari
Numri i përgjithshëm i të punësuarve në Zyrën për Buxhet dhe Financa është 7.