Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

Vizitë në Powislanskie University, Poloni

Prof.Ass.Dr. Sabiha Shala, Prof.Ass.Dr. Mimoza Hyseni Spahiu dhe Prof.Ass.Dr. Gjylbehare Murati, po marrin pjesë në Programin e Erasmus +, organizuar nga “Powislanskie University” në Kwidzyn, Poloni.


Programi është duke u zhvilluar në kuadër të kornizës së Erasmusit për mobilitetin e Stafit Akademik duke filluar nga 20.05.2019 deri me 24.05.2019, me ç’rast do të ketë prezantime rreth mundësive që ofrohen nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë për studentët e këtij Universiteti si dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në fusha të ndryshme, mes këtij Universiteti dhe UHZ-së.


Ky aktivitet po realizohet në vazhdën e aktivitetit të mobilitetit që u realizua në javën e parë të muajit Maj 2019, ku UHZ pranoi një delegacion nga ky Universitet.

Leave a comment

Idi na vrh