Nga zemra e Dukagjinit drejt skenës ndërkombëtare: historia e një universiteti qe ka zgjedhur rrugën e ndërmarrësisë, inovacionit dhe sherbimit ndaj shoqërisë.
Ekziston një moment i veçantë ne jetën e çdo institucioni kur ai kalon nga premtimi ne dëshmi. Për Universitetin “Haxhi Zeka” ne Peje, ky moment ka ardhur — dhe me te vjen jo vetëm krenaria e një qyteti, por shenja e qarte se arsimi i larte kosovar ka arritur nivel te ri. Sot, UHZ nuk është thjesht universiteti i rajonit te Dukagjinit. Është anëtare e familjes elitare te European University Association dhe model i gjalle i asaj qe do te thotë Universiteti Ndërmarrës 4.0 i Gjeneratës se Peste.
Me mbi 4.000 studente te regjistruar, pese fakultete te akredituara, studime deri ne nivel doktorate dhe partneriate aktive me institucione nga mbi 21 shtete te botes, UHZ sot u ofron studenteve diçka te rralle: një arsimim akademik te shkëlqyer me fytyre ndaj tregut real te punës, ndaj inovacionit dhe ndaj sfidave konkrete te zhvillimit ekonomik e shoqëror.
SHIFRAT QE FLASIN
Mbi 4000 STUDENTE TE REGJISTRUAR
21 + PROGRAME TE AKREDITUARA
21+ SHTETE PARTNERE
5 vite AKREDITIM INSTITUCIONAL AKA
Pese Fakultete, Një Vizion i PërbashkëtJo se çfarë e bën UHZ-në vërtetë unik nuk është vetëm numri i studenteve – po është kombinimi i programeve – kurrikula e integruar. Nuk ka asnjë institucion tjetër publik ne rajon që nën një çati bashkon menaxhimin e biznesit, shkencat juridike, turizmin dhe hotelerinë, agrobiznesin dhe artin muzikor. Ky profilizim nuk është i rastësishëm. Është rezultat i një analize te thelle te nevojave te ekonomisë vendore dhe rajonale.
Fakulteti i Biznesit — Menaxhim Biznesi, Banke & Financa, Administrim Biznesi dhe Business Informatics. Lider i formimit te profesionisteve te biznesit, nga Bachelor deri PhD.
Fakulteti i Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit — Program unik ne Ballkanin Perëndimor — turizëm i qëndrueshëm, menaxhim mjedisor dhe marketing i destinacioneve.
Fakulteti i Agrobiznesit — Teknologji bimore, agroekologji dhe prodhim ushqimor i qëndrueshëm — ekspert për tranzicionin e gjelbër.
Fakulteti Juridik — E Drejta e Përgjithshme dhe Civile – biznesore, me partneritet institucionale me organizata nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës.
Fakulteti i Arteve — I vetmi Fakultet Publik i Arteve Muzikore ne rajonin e Dukagjinit — Arsim Muzikor dhe Interpretim Artistik nga BA deri MA. Kultura dhe muzika si shtylle akademike, jo si shtojce
“Vizioni ynë është i qarte: ta transformojmë Universitetin Haxhi Zeka ne një institucion bashkëkohor, konkurrues dhe te respektuar qe prodhon njohuri, formon liderët e nesërme dhe kontribuon aktivisht ne zhvillimin e Kosovës.”– PROF. DR. ARMAND KRASNIQI, REKTOR I UHZ-SE
Universiteti 4.0: Kur Akademia takon Ndërmarrrësinë
Termi “Universiteti 4.0” nuk është slogan marketingu — është filozofi e plote institucionale. UHZ e ka zgjedhur qarte pozicionimin e tij si institucion ndërmarrës, duke ndërtuar ura te strukturuara midis botes akademike dhe asaj te biznesit. Modeli i heliksit te katërfishtit — bashkëpunimi i organizuar mes universitetit, industrisë, institucioneve publike dhe shoqërisë civile — është baza mbi te cilën funksionon çdo program studimor.
Kjo qasje shihet konkretisht: kurrikulat hartohen bashke me industrinë, praktika profesionale janë te integruara ne program, Zyra për Zhvillim te Karrierës (CDO) i ndihmon studentet te kalojnë hap pas hapi nga klasa drejt tregut real te punës. Barometri Turistik i Kosovës — i vetmi dokument i tille analitik i sektorit — buron nga kërkimi shkencor i UHZ dhe shërben drejtpërdrejt institucioneve publike e sektorit privat.
Ndërkombëtarizimi: Peja takon Botën
Pranimi i UHZ-se ne European University Association nënkupton njohje te standardeve, qasje ne rrjete bashkëpunimi dhe forcim te pozicionit te diplomave ne tregun evropian të punës.
Gjate vitit 2025-2026, UHZ, si kurrë më parë, ka qene aktiv: bashkeorganizator i konferencës ndërkombëtare ICABEP 2026 ne Poloni; vizite zyrtare e delegacionit amerikan ne Fakultetin Juridik ku u akorduan projekte kërkimore të përbashkëta; organizim i konferencës shkencore vjetore me pjesëmarrës nga 21 shtete. Erasmus+ dhe Summer + Winter University, etj, plotësojnë tablonë e mobilitetit studentor.
Akreditimi — Garancia e Cilësisë
Ne prill 2023, Këshilli Shtetëror i Cilësisë akreditoi UHZ-ne me akreditim institucional 5-vjeçar — vlerësimin maksimal te mundshëm nga Agjencia e Kosovës per Akreditim. Grupi i eksperteve ndërkombëtarë vlerësoi lart jo vetëm plotësimin e kritereve, por edhe angazhimin institucional për cilësi te vazhdueshëm. Çdo program studimor ka akreditimin e vet te ri-konfirmuar — nga Bachelor deri ne Doktoratë.
Pse UHZ? Gjashte arsye bindëse
01 Anëtare e European University Association — Diploma juaj ka njohje evropiane. Mundësi te pakufizuara për bashkëpunim, mobilitet dhe karriere ndërkombëtare.
02 Oferte unike akademike — Biznes, drejtësi, turizëm & mjedis, agrobiznes dhe art muzikor nen një çati. Askund tjetër ne rajon.
03 Orientim drejt ndërmarrësisë — Kurrikula me industrinë, CDO aktive, praktika profesionale. Diplomoheni gati te krijoni karriere ose biznes.
04 Studime nga Bachelor deri PhD — I vetmi institucion i Dukagjinit me te tre nivelet akademike. Ndërtoni te gjithë rrugen tuaj këtu.
05 Kampus ndërkombëtar me rrënjë lokale — Partneritet me SHBA, Poloni, Malte, Austrinë, Holandën, Turqinë, Kroacinë, dhe 21 shtete te tjera — me mision te qarte ndaj rajonit tuaj.
06 Arti si vlere akademike — Fakulteti i vetëm publik i muzikës ne Dukagjin — sepse UHZ beson se kultura dhe identiteti janë shtylle te shoqërisë.
APLIKO PËR VITIN AKADEMIK 2026-2027 NGA DATA 29 QERSHOR 2026
apliko.unhz.eu | [email protected] | +383 39 410 970Rr. UCK pn, Peje, Kosove | unhz.eu
