Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, ngushëllon Familjen Stavileci

universiteti haxhi zeka

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, ngushëllon Familjen Stavileci

Telegram ngushëllimi

E nderuara Familje Stavileci,

Me keqardhje dhe dhimbje të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Akademikut të shquar Esat Stavileci.
Profesor Stavileci, me punën, përkushtimin, kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm për disa dekada me radhë, la gjurmë të pashlyeshme në jetën akademike e publike, si në vend, ashtu dhe jashtë dhe u bë emër i respektuar, që nderohet dhe çmohet nga secili kolegë, studentë dhe bashkëpunëtorë.
Më këtë rast, duke bashkëndjerë me Ju dhimbjen e thellë, më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e papritur nga mesi ynë të profesorit tonë të çmuar dhe të dashur.

Jeta dhe vepra e Tij le të shërbejë si mësim për ne dhe gjeneratat e ardhshme.

Rektor
Prof.Asoc.Dr. Naser Mrasori

Idi na vrh