Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

UHZ nënshkroi marrëveshje me Universitetin Sapienza në Itali

Univerzitet "Hadži Zeka"“ në Pejë, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Sapienza në Romë – Itali.
Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof.Dr. Fadil Millaku dhe Rektorit të Universitetit Sapienza, Prof. Eugenio Gaudio.


Qëllimi i kësaj marrëveshje është shkëmbimi i stafit, studentëve dhe të diplomuarve, implementimi i projekteve të përbashkëta hulumtuese, shkëmbimi i dokumentacioneve dhe informatave shkencore e publikimeve, bashkëpunimi përmes seminareve dhe takimeve të ndryshme si dhe zhvillimi i kurseve të përbashkëta.


Bashkëpunimi shkencor dhe arsimor do të ndiqet në fushat me interes të ndërsjellë, në bazë të barazisë dhe reciprocitetit.

Idi na vrh