Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

Universiteti “Haxhi Zeka” pjesë e EAIE Conference 2025 në Gothenburg, Suedi

Prorektorja për Mësim, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Alma Shehu Lokaj, së bashku me Drejtoreshën e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, znj. Arberora Haxhija, po përfaqësojnë Universitetin “Haxhi Zeka” në Konferencën dhe Ekspozitën e EAIE 2025, e cila po mbahet nga 9–12 shtator në Gothenburg, Suedi.

EAIE (European Association for International Education) është ngjarja më e madhe evropiane kushtuar ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, duke mbledhur mbi 6,500 profesionistë të arsimit nga e gjithë bota. Tema e këtij viti, “GO-create”, thekson inovacionin, bashkëpunimin dhe qëndrueshmërinë në arsimin ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve tanë në këtë aktivitet është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërtimit të partneriteteve të reja akademike dhe prezantimit të iniciativave shkencore të universitetit në një arenë globale.

Idi na vrh