Universiteti “Haxhi Zeka” ka zhvilluar takimin e pestë më 16.03.2026, në kuadër të procesit të hartimit të Planit Strategjik 2026–2030, ku në fokus të diskutimeve ishin Menaxhimi dhe Zhvillimi i Cilësisë Institucionale, Dimensioni Ndërkombëtar si dhe Mbështetja e Studentëve dhe Zhvillimi në Karrierë.
Gjatë takimit u prezantuan dhe u diskutuan draftet e këtyre objektivave strategjikë, duke ofruar hapësirë për komente, sugjerime dhe propozime nga pjesëmarrësit, me qëllim përmirësimin dhe pasurimin e përmbajtjes së tyre. Diskutimet u përqendruan në forcimin e mekanizmave të menaxhimit dhe zhvillimit të cilësisë institucionale, zgjerimin e dimensionit ndërkombëtar të universitetit, si dhe avancimin e shërbimeve për mbështetjen e studentëve dhe zhvillimin e tyre në karrierë.
Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të njësive përkatëse institucionale, si dhe studentë nga Parlamenti Studentor, në bashkëpunim me Zyrën Alumni, të cilët kontribuuan me mendimet dhe propozimet e tyre lidhur me këto objektiva strategjikë.
Procesi i hartimit të Planit Strategjik 2026–2030 po zhvillohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konsultative, me synimin që të reflektojë nevojat zhvillimore të universitetit dhe të kontribuojë në avancimin e cilësisë institucionale, ndërkombëtarizimin dhe mbështetjen më të mirë të studentëve.




