Në natën finale të konkursit ndërkombëtar “Ymer Skenderi” edicioni i II-të që u mbajt në sallën koncertale pranë fakuktetit të arteve të bukura ku ishte i ftuar si anëtar i jurisë për ndarjen e çmimit të madh të natës finale, Dekani i Fakultetit të Arteve në Pejë, Prof. dr. Fatbardh Gashi.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve për kategoritë e ndryshme, në fjalën e tij përshëndetëse dekani falënderoi menaxhmentin e lartë të universitetit, veçanërisht Rektorin Prof. Dr. Erald Bakalli për punën e mrekullueshme që po e bënë në këtë Universitet. Gjithashtu, ai shprehu mirënjohje për ftesën e marr nga Dekani Prof. Arben Llozi.
Ndër të tjera, ai theksoi se përmes këtij konkursi po forcohen dhe po ringjallen bashkëpunimet ndërinstitucionale mes institucioneve tona artistike, duke shprehur dëshirën që këto bashkëpunime të zgjerohen edhe më shumë në të ardhmen.Studentët pjesëmarrës nga Fakulteti i Arteve i Universitetit “Haxhi Zeka” në këto gara janë:
• Dionis Berisha – Kitarë, viti i parë Bachelor, Çmimi i Parë.
• Arberin Shala – Klarinetë, viti i parë Bachelor, Çmimi i Tretë.
• Ari Haxhija – Klarinetë, viti i parë Bachelor, Çmimi i Tretë.
Vlenë të theksohet se çmimin e madh e ndau presidenti i nderit të konkursit, violinisti dhe dirigjenti i njohur ndërkombëtar Shlomo Mintz.







