Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

Sesioni informues mbi projektin “Peja Green Leafs”

Njofton studentët e Fakultetit të Biznesit, përkatësisht të programit Menaxhim Biznesi (viti i parë, i dytë dhe i tretë) për një mundësi të vlefshme zhvillimi profesional në kuadër të projektit “Peja Green Leafs”.

Ky projekt realizohet nga Shoqata Alpinistike “Marimangat e Pejës”, mbështetet nga CARE Deutschland e.V. dhe bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian.

Projekti synon përzgjedhjen e 10 të rinjve të moshës 16–29 vjeç, për t’i pajisur me aftësi të avancuara në ecje në natyrë, via ferrata, mbrojtje të mjedisit dhe ekoturizëm.

Ky trajnim paraqet një mundësi të shkëlqyer për studentët e Menaxhimit të Biznesit për t’u ndërlidhur me tregun e punës dhe operatorët turistikë, duke ofruar certifikim profesional dhe perspektiva konkrete punësimi në sektorin e turizmit të qëndrueshëm.

Për të mësuar më shumë rreth kritereve dhe përfitimeve të projektit, ftoheni të merrni pjesë në sesionin informues, i cili do të mbahet:

  • Data: 12 janar
  • Ora: 11:30
  • Vendi: Salla B1, Fakulteti i Biznesit

Linku për aplikim do të jetë i hapur deri më 15 janar:

👉 https://tinyurl.com/3t8ru772

Idi na vrh