Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

Rektor UHZ-a, prof. dr. Armand Krasniqi učestvuje na Konferenciji rektora javnih univerziteta na Kosovu

Konferenca e Rektorëve e universiteteve publike të Kosovës mbajti sot takimin e saj të rregullt në ambientet e Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë. Takimi u zhvillua nën kryesimin e Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, Rektor i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, i cili aktualisht ushtron detyrën e kryesuesit të Konferencës së Rektorëve.

Gjatë këtij takimi pune u diskutuan një sërë çështjesh me rëndësi strategjike që lidhen drejtpërdrejt me funksionimin dhe zhvillimin e arsimit të lartë publik në vend. Në fokus të diskutimeve ishin angazhimet e përbashkëta që Konferenca e Rektorëve duhet t’i ndërmarrë në drejtim të rritjes së komponentës shkencore dhe kërkimore në universitetet publike, si dhe nevoja për ngritjen e kapaciteteve institucionale për t’u përballur me sukses me proceset e akreditimit dhe sigurimit të cilësisë.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua çështjes së Sistemeve Universitare të Menaxhimit (SMU). Në këtë kontekst, u theksua se sistemi i cili aktualisht po u ofrohet universiteteve publike ka një kosto tepër të lartë financiare dhe, në të njëjtën kohë, nuk është i përshtatshëm me nevojat reale dhe aktuale akademike, administrative dhe zhvillimore të këtyre institucioneve. Rektorët theksuan se zgjidhjet e tilla të standardizuara, të imponuara nga jashtë, nuk reflektojnë specifikat dhe kapacitetet e universiteteve publike në Kosovë, duke nënvizuar domosdoshmërinë që komponenta e SMU-së të ndërtohet, zhvillohet dhe përshtatet brenda secilit universitet, në mënyrë graduale, funksionale dhe të qëndrueshme financiarisht.

Në përmbyllje të takimit, u riafirmua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet universiteteve publike përmes Konferencës së Rektorëve, si një mekanizëm kyç për koordinimin e qëndrimeve të përbashkëta, adresimin e sfidave strukturore dhe avancimin e rolit të arsimit të lartë publik në zhvillimin shkencor, ekonomik dhe shoqëror të Kosovës.

Idi na vrh