Preskoči na sadržaj Preskoči na bočnu traku Preskoči na podnožje

Përfundon me sukses workshop-i ndërkombëtar NAWA 2 në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka përfunduar me sukses workshop-i i dytë në kuadër të projektit ndërkombëtar NAWA 2, i cili bashkoi pesë universitete evropiane: Universitetin “Haxhi Zeka”, Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Universitetin Mendel në Brno (Çeki), Universitetin e Opoles (Poloni) dhe Universitetin e Valencias (Spanjë).

Gjatë periudhës 27–30 prill 2026, studentët punuan në ekipe ndërkombëtare, duke zhvilluar projekte në fushën e turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Në përmbyllje, ata prezantuan punimet e tyre finale, ku u dallua edhe prezantimi i studentes Gerta Ahma, e cila në mënyrë të shkëlqyeshme prezantoi pjesën e projektit të grupit të saj ndërkombëtar.

Nga Universiteti “Haxhi Zeka” morën pjesë studentët: Anisa Krasniqi, Bleona Uka, Enis Gjocaj, Erza Kollçaku, Gerta Ahma, Lendrit Lluka, Lidra Haxhihasani, Medina Ashani dhe Ujvesa Krasniqi.

Në fund të aktivitetit, 45 pjesëmarrës nga pesë shtete u certifikuan me certifikata të vlefshme me 1 kredi ECTS. Po ashtu, u certifikuan edhe profesorët mbështetës nga Universiteti “Haxhi Zeka”, prof. dr. Edmond Beqiri dhe prof. asoc. dr. Driton Sylqa, për kontributin e tyre në mentorimin e studentëve.

Ky aktivitet përmbylli me sukses një fazë të rëndësishme të projektit NAWA 2, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përgatitjen e studentëve për tregun evropian të punës. Workshop-i i tretë në kuadër të këtij projekti pritet të zhvillohet gjatë javës së parë të shtatorit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Kosovë.

Idi na vrh